Qeveria italiane nuk ka qëllim që të largohet nga euro dhe planifikon që të fokusohet në shkurtimin e niveleve të borxhit dhe dëshiron të rrisë rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave, ka thënë ministri i ri i Ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria i ka thënë gazetës Corriere della Sera se ka për qëllim shkurtimin e borxhit të Italisë.
“Qëllimi ynë është që të forcojmë rritjen ekomomike dhe të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai, duke shtuar se në muajin shtator ai do të paraqes parashikimet ekomomike para kabinetit qeverisës.
“Pozicioni i qeverisë është i qartë dhe unanim. Nuk është në diskutim asnjë plan për të dalë nga zona euro. Qeveria është e vendosur që në çdo mënyrë të pengojë materializimin e kushteve të tregut që do të shtynin drejt daljes nga eurozona. Ne jo thjeshtë nuk duam të dalim, por edhe do të veprojmë në mënyrë që të mos lejojmë shfaqjen e kushteve që mund të vënë në diskutim praninë tonë në zonën euro. dhe unë si ministër ekonomie kam përgjegjësinë për të garantuar që kjo të mos ndodhë” tha Giovani Tria, profesori 69 vjeçar që prej pak ditësh është ulur në postin e ministrit të ekonomisë në qeverinë e udhëhequr nga Giuseppe Conte./tch/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...