Google ADS

Italia nis anije spitalore në Lindjen e Mesme për të ndihmuar palestinezët

14:17 | 9 Nëntor 2023
E.K

Italia ka nisur një anije spitalore në Lindjen e Mesme për të ndihmuar palestinezët, e cila pritet të arrijë në destinacion “brenda disa ditësh”, ka thënë Ministria italiane e Mbrojtjes, të enjten.

Në anijen “Vulcano”, e cila është e pajisur me dhoma operimi, janë edhe 30 pjesëtarë të stafit mjekësor.

Ajo fillimisht do të niset drejt Qipros, ka thënë ministria, por nuk ka treguar sa afër Gazës do të jetë.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ka thënë se pas disa ditësh do t’i nisin përgatitjet edhe për një spital fushor ushtarak, duke konkretizuar ndihmën humanitare për Rripin e Gazës.

Ai ka thënë për mediat italiane se beson që një iniciativë e tillë do të mirëpritet nga Izraeli, po aq sa prej palestinezëve./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme