Italia ka paralajmëruar për sulme kibernetike që pritet të ndodhin gjatë ditës së nesërme, me 6 mars.
Sipas autoriteteve, sulmet mund të kenë cak subjektet qeveritare dhe industriale, transmeton portal arbresh.info
Nga ajo që mëson AGI, alarmi është ngritur nga Csirt, Ekipi i Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (Acn). “Nga lajmet konfidenciale mësohet se të dielën e 6 marsit mund të kryhen sulme kibernetike, të lidhura me situatën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
“Duke kujtuar nevojën për të miratuar të gjitha masat e mbrojtjes së aseteve të TI-së, veçanërisht ato të mbuluara nga sinjalizimet specifike të lëshuara tashmë nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike – Csirt Italia, rekomandohet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në ditën e treguar dhe të komunikohet çdo dëshmi e aktivitetit keqdashës duke përdorur kanalet e komunikimit të Csirt Italia”, vijon deklarata.
Italia së fundmi ka sekuestruar nga oligarkët rusë pasuri në vlerë të 140 milionë eurove./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin