Google ADS

Italia “nën kthetrat” e motit të keq

22:32 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Italia po përballet me motin e keq që ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar autoritetet të angazhohen për evakuimin e 280 personave në Emilia Romagna, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Reno.

Për pasojë 6 efektivë policie të cilët ndodheshin ne zonë, kanë marrë lëndime.

Niveli i lumit Po gjithashtu është rritur 3 metra më shumë se niveli tij i zakonshëm, ndërsa në Romë, fryrja e Lumit Tibër ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha hyrjet buzë tij.

Ndërkohë Ura Vespuçi u mbyll për shkak të fryrjes së Lumit Arno. Shirat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave, duke vështirësuar situatën.

Më lart në veri dhe verilindje të vendit fqinj, dëbora e madhe ka bllokuar qarkullimin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për formimin e ortekëve duke vënë në rrezik qytetarët. Disa aksidente janë regjistruar deri më tani ne Piemonte dhe Veneto, dukë shkaktuar vdekjen e një drejtuesi automjeti, për shkak të rrëshqitjes në akull.

Dëbora e madhe gjatë orëve të fundit në veri ka detyruar autoritet të aktivizojnë planin e emergjencave, ndërsa është pezulluar transporti në disa linja trenash. Sinoptikanët ndërkohë kanë parashikuar vështirësimin e situatës për shkak se reshjet e shiut dhe dëborës do të vijojnë të bien me të njëjtin intensitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme