Këshilli i Ministrave i Italisë i ka dhënë dritën jeshile dekretit për zgjatjen deri në 31 mars 2022 të gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Dekretligji përbëhet nga 11 nene dhe përfshin të gjitha masat që lidhen me emergjencën. Drafti parashikon gjithashtu edhe kriteret për zonat e bardha, të verdha, portokalli dhe të kuqe.
Qeveria nuk ka miratuar asnjë masë që përfshin detyrimin për përdorimin e maskave në ambiente të jashtme.
Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!
Deri më 31 mars 2022, leja prindërore zgjatet në 50% për prindërit me fëmijë në karantinë për shkak të Covid-it dhe zgjatet edhe mundësia e smart working për punëtorët e brishtë.
Projektligji për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme shtyn deri më 31 mars mundësinë e kufizimit të lëvizjes së njerëzve, në pjesë të veçanta të territorit kombëtar italian, ose nëse është e nevojshme në të gjithë territorin; nga mbyllja e rrugëve dhe parqeve, kinemave dhe teatrove, në ndalimin e ceremonive, deri në mbyllje dhe karantinë për ata që kanë pasur kontakte në rrezik.
6 milionë euro janë ndarë për vitin 2022 për ndërtimin dhe pajisjen, nga Ministria e Mbrojtjes, të infrastrukturës në një kantier ushtarak me qëllim ruajtjen e dozave të vaksinave për nevojat kombëtare.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?