Italia me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19 në Europë

23:33 | 23 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në Itali.

Vetëm në 24 orët e fundit 553 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali tejkaloi 70,000 dhe arrin në 70,395, më e larta në Europë.

Numri i të infektuarve rishtas u rrit me 14,522, që është më shumë se një ditë më parë kur ishte 13,318.

Italia ka vendosur masa të rrepta edhe gjatë festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e infeksioneve në reja në vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme