Italia ka marrë vendim që të mbyllë lokalët e natës, kafet dhe restaurantet në orën 18:00.
Palestrat, kinematë dhe pishinat janë mbyllur gjithashtu, njoftojnë autoritetet, pasi numri i personave të infektuar me Covid-19 po rritet ndjeshëm, transmeton portal arbresh.info
Masat, të dakorduara dje nga qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte në Romë dhe autoritetet rajonale, po futen pas dy netësh protestash në Napoli dhe Romë kundër shtetrrethimit, i cili ka qenë në fuqi në disa rajone që nga java e kaluar, raporton Reuters.
Qeveria italiane, përkundër dëmit ekonomik, deklaroi se nuk ka për qëllim që të izolojë vendin në tërësi, sikur bëri në pranverë.
Krijohet maska që ‘vret’ koronavirusin, shpikja e fundit e teknologjisë
Megjithatë, shtrëngimi i masave në mënyrë graduale është duke ndodhur për shkak të numrin të madh të personave të infektuar me Covid-19.
Urdhëresa inkurajon njerëzit që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kufizojnë kontaktet me njerëzit, por nuk imponon ndalimin e detyrueshëm të policisë dhe bllokimet dhe lejon dyqanet dhe shumicën e bizneseve të qëndrojnë të hapura.
Sidoqoftë, shërbimi në bare dhe restorante do t’i nënshtrohet një sërë kontrollesh për të kufizuar infeksionin, dhe kinematë, teatrot, sallat e lojërave dhe diskotekat do të mbyllen.
Urdhëresa gjithashtu kërkon që deri në tre të katërtat e klasave të shkollës së mesme të zhvillohen online./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin