Në zonat e ashtuquajtura të verdha, ku ekziston një rrezik i moderuar i COVID-19, shtetrrethimi do të kthehet një orë prapa, në 23:00, në vend të 22:00 aktualisht dhe nga 7 qershori do të shtyhet edhe me një orë tjetër.
Italia ka vendosur të lehtësojë shtetrrethimin e natës për shkak të rënies së niveleve të infeksionit dhe, për aq sa është e mundur, planifikon ta heqë atë nga 21 qershori, njoftuan sot zyrtarët pas konsultimeve midis qeverisë së kryeministrit Mario Draghi dhe ekspertëve të shëndetit.
Në zonat e ashtuquajtura të verdha, ku ekziston një rrezik i moderuar i COVID-19, shtetrrethimi do të kthehet një orë prapa, në 23:00, në vend të 22:00 aktualisht dhe nga 7 qershori do të shtyhet edhe me një orë tjetër, deri në mesnatë, tranameton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, ora policore zgjat deri në 5 të mëngjesit.
“Kjo masë do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të ketë një dekret”, thanë zyrtarët.
Në qershor, disa nga 20 rajonet e Italisë është vendosur gjithashtu të shpallen zona të bardha, që do të thotë pothuajse asnjë kufizim COVID-19.
Italia ka lehtësuar gradualisht masat për javë të tëra, së bashku me rënien e niveleve të infeksionit.
Të gjitha rajonet, përveç Valle d’Aosta janë klasifikuar si zona të verdha.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...