Marrëdhëniet midis Italisë dhe NATO-s, janë acaruar. Shkak është bërë zhgënjimi që Italia ka përjetuar për shkak se NATO nuk ka miratuar një Italian si të dërguarin e aleancës për koordinimin e veprimeve në krahun jugor të NATO-s.
Është Ministri i Mbrojtjes së Italisë i cili ka folur me tonë të ashpra ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, madje duke e kritikuar atë edhe personalisht. Reagimin e tij, Ministri i Mbrojtjes italiane, Guido Crosetto e dha për median italiane, La Stampa.
“Unë e konsideroj atë pothuajse një fyerje personale, një zhgënjim të thellë. A kam folur me të për këtë? I kam shkruar një mesazh shumë të ashpër. Më tërboi dhe do të ketë pasoja për sa i përket marrëdhënieve personale. Tradhtia është bërë nga ana e tij. Ishte Italia që kishte luftuar për të prezantuar rolin e të dërguarit për Frontin Jugor. Stoltenberg duhej ta shtonte në rezolutë sepse e donte Italia dhe kështu ai u hakmor”.
Sipas ministrit, Italia nuk ka problem me NATO-n, “ka problem me Stoltenberg”. “Ai është i vetmi përgjegjës, ndoshta sepse udhëhiqet nga logjika e përkatësisë politike, duke dështuar në të parën e përgjegjësive të tij: atë të qenit i paanshëm”.
Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka njoftuar ende se kush do ta marrë rolin, por ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto i tha gazetës La Stampa në fundjavë se Stoltenberg kishte emëruar një spanjoll. Pozicioni u krijua NATO me kërkesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, dhe qeveria e saj tha në atë kohë se një Italian do të ishte më i përshtatshëm.
E pyetur për kritikat e Crosetto-s, zyra e shtypit e NATO-s tha se: “NATO do të shpallë çdo emërim në kohën e duhur.” Ajo nuk pranoi të bënte ndonjë koment tjetër mbi komentet e ministrit Italian.
Prej disa kohësh Italia ka shfaqur tendenca kritikuese për disa vendime të NATO-s dhe Bashkimit Europian për politika të ndryshme. Giorigia Meloni nuk votoi Ursula von der Leyen në krye të Presidencës së Komisionit Europian, një lëvizje e cila e rendit Italinë në krahë të shteteve skeptike për BE./A2CNN
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...