Më shumë se 200 mijë emigrant në Itali mund të marrin viza të përkohshme në BE, duke u mundësuar atyre udhëtimin për kudo në Europë.
Masa, e cila është përshkruar si një ‘opsion bërthamor’, ka ardhur si një lloj kërcënimi për vendet tjera me qëllim për t’u marrë me krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në vend, transmeton portali arbresh.info
Sipas The Times, kjo do thotë që të sapoardhurit në Itali do të mund të udhëtojnë nëpër vendet tjera të Europës duke përdorur direktivën e Brukselit.
Mario Giro, zëvendësministri i jashtëm, tha se beson se vendi mund të shfrytëzojë Direktivën e Këshillit Evropian 2001/55 për të dhënë leje të përkohshme për një numër të madh njerëzish.
Kryeministri Paolo Gentiloni ka deklaruar se kriza e refugjatëve dhe emigrantëve duhet të trajtohet me ndershmëri edhe nga vendet tjera, duke vënë në theks vendet që kanë refuzuar të marrin kuotat e emigrantëve.
Duke folur për The Times, Giro dhe Luigi Manconi, senator me Partinë Demokratike në pushtet, konfirmuan se vizat e përkohshme janë në diskutim.
Italia është duke u përballur me numrin më të madh të emigrantëve që largohen nga Afrika e Veriut./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...