Agjentët italian kapën të martën 4.3 tonë kokainë në vlerë 250 milion euro në qytetin port verilindor të Triestes.
Operacioni u koordinua nga hetuesit antimafia, pas një hetimi njëvjeçar që përfshinte edhe Sigurinë Kombëtare të SHBA-së .
Së bashku me drogën, policia sekuestroi edhe 1.8 milionë euro para, si dhe automjete që dyshohet se u përdoren për trafik, duke përfshirë një kamion të madh.
Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Evropë ekzekutoi urdhër-arrestet për 38 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi.
Operacioni i fshehtë i dha një tjetër goditje të fortë njërit prej narko-karteleve më të fuqishme në Gjirin e Kolumbisë.
Muajin e kaluar, bosi i dyshuar i këtij klani Dairo Antonio Úsuga David, u ekstradua nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet në Itali thanë se të arrestuarit kanë paguar 96 milionë euro për kokainën kolumbiane , e cila do të kishte vlerën 240 milionë euro në tregun italian.
foto arkive
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...