Italia është duke dhënë falas rreth 103 lokacione historike, përfshirë kështjella, manastire dhe kulla nëpër gjithë vendin.
Pronat përfshijnë Catelo di Blera në Lacio, një kështjellë e shekullit 11-të, dhe Castello di Montefiore një kështjellë e shek.11 në lindje të Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Por, para se të mblidhni plaçkat dijeni sa ka një hile. Ndërtesat do të jepen vetëm për ata persona që kanë plane konkrete për renovimin dhe përtëritjen e vendeve në mënyrë që të rritet edhe turizmi në zonën lokale.
Qoftë kjo konvertimi i një prej këtyre ndërtesave në një hotel, spa, restorant apo ndonjë tërheqje tjetër joshëse turistike, pronarët e ardhshëm duhet të tregojnë se si do të sjellin vizitorët në atë që shpresohet të jetë destinacioni i ardhshëm i Italisë.
Ideja është pjesë e Planit Strategjik të Turizmit të Italisë – një nismë e dizajnuar për të lehtësuar mbipopullimin në pikat më të njohura të Italisë, të tilla si Venecia, dhe shpërndarjen e turistëve në destinacione më pak të njohura në të gjithë vendin./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...