Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit ‘ransomware’, që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura.
Lajmi u njoftua të dielën nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Italisë (ACN), e cila paralajmëroi për ndërmarrjen e veprimeve për të mbrojtur sistemet.
Sulmi kibernetik synoi të shfrytëzonte një dobësi të prograve komjuterike, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Roberto Baldoni për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, duke shtuar se ai ishte një sulm i një shkalle masive.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar ACN-në, njoftoi se programet kompjuterike ishin komprometuar edhe në vende të tjera evropiane si në Francë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara e Kanada.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë kibernetike thanë se po bënin një vlerësim të situatës pas incidenteve të njoftuara nga pala italiane.
“CISA po punon me partnerët e saj të sektorit publik dhe privat për të vlerësuar ndikimet e këtyre incidenteve të njoftuara e për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme”, bëri të ditur Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës.
Dhjetra organizata italiane ka të ngjarë të jenë prekur dhe shumë të tjera ishin paralajmëruar të merrnin masa për të shmangur një dalje jashtë sistemeve të tyre.
Klientët e kompanisë ‘Telecom Italia’ njoftuan probleme me internetin më herët gjatë ditës së dielë, por dy çështjet nuk besohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën./voa
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen