Koalicioni i përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë në Itali i ka paraqitur Bashkimit Evropian një buxhet borxhesh që shkel rregullat e unionit, e kjo konsiderohet nga analistët si një provokim i ndërgjegjshëm.
Lëvizja “5 yjet” dhe “Lega Nord” duket se duan të tregojnë se janë burokratët e këqinj të Brukselit, ata që duan t’i vendosin kufizime “qeverisë së kthesës”. Por, hipoteza se Italia mund të përballojë vitin e ardhshëm shpenzime që kalojnë kufijtë dhe të ulë njëkohësisht me rritje më të lartë ekonomike kuotën e borxhit shtetëror, sipas ekspertëve është aventureske.
Populistët duan ta bëjnë Italinë të pavarur nga tregjet financiare. Për këtë, italianët duhet të blejnë edhe më tepër hua të shtetit të tyre. Shteti do ta shpërblejë këtë me ulje taksash. Kjo do të sillte më pak të ardhura në taksa dhe do ta rriste edhe më shumë hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.
Por, plani i mirëfilltë, i përcaktuar edhe në marrëveshjen e koalicionit midis populistëve dhe radikalëve të djathtë, është të futet në përdorim një monedhë paralele. Me to, shteti do të paguante borxhet e tij ndaj firmave italiane. Firmat mund të paguanin me to borxhet në Tatime përballë shtetit.
Shumica e ekonomistëve paralajmërojnë me forcë që të mos bëhen eksperimente të tilla. Në hapësirën e Euros, një monedhë e tillë do të ishte gjithsesi ilegale, por kjo nuk i intereson Salvinit dhe Di Maios. Bashkimi Evropian, përballë një panorame të tillë duhet të reagojë, por nevojitet edhe takt. Një qëndrim i ashpër i tij do t’u ofronte populistëve një pretekst të shumëdëshiruar për të fajësuar BE-në për çdo gjë që nuk do të ecë mirë në Itali, muajt e ardhshëm.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...