Qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka vendosur t’i japë fund përfitimeve për mijëra familje dhe individë të konsideruar “të përshtatshëm për punë”.
Rreth 169 mijë familje në mbarë Italinë morën një mesazh në celularët e tyre në fund të korrikut, ku njoftoheshin se përfitimet që kishin gëzuar në 4 vitet e fundit do të ndërpriteshin muajin e ardhshëm.
Përfitimet, që do t’u hiqen familjeve që nuk kanë një person me aftësi të kufizuara, një të mitur apo një individ mbi moshën 65-vjeçare, janë pjesë e të ashtuquajturit nismës “të ardhurat e qytetarëve”, një ndihmë mujore për njerëzit me të ardhura të ulëta ose të papunë.
Programi në fjalë u prezantua në 2019-n nga qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte, anëtar i Lëvizjes 5 Yjet, që aktualisht po shpërbëhet nga qeveria e ekstremit të djathtë e Giorgia Melonit.
Projekti “Të ardhurat e qytetarëve” ishte një nga premtimet kryesore të bëra nga Lëvizja 5 Yjet përpara se të vinte në pushtet 4 vjet më parë, pavarësisht konceptit se ishte tej mase i kontestuar në vend dhe i kundërshtuar ashpër nga e djathta.
Kryeministrja Meloni e njoftoi vendimin e saj për të forcuar sistemin e mirëqenies sociale sapo erdhi në pushtet vitin e kaluar, duke deklaruar se do të shfuqizohej më 1 janar të 2024-s për të papunët e moshave nga 18 në 59 vjeç, të konsideruar të përshtatshëm për punë.
Vendimi dhe forma e komunikimit të tij kanë bërë që qytetarët të paralajmërojnë mbajtjen e protestave./euronews.al
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...