Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se Italia, Greqia dhe Franca kanë nevojë për ndihmë rreth krizës së emigrantëve.
Gjatë një vizite në Romë me homologun e tij italian, Gabriel ka theksuar se ‘politika evropiane nuk mund të funksionojë në kurriz të një vendi tjetër’, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se Italia, Franca dhe Greqia kanë nevojë për më shumë ndihmë rreth çështjes së papunësisë dhe asaj të imigracionit.
Italia është duke këmbëngulur që vendet tjera të BE-së të marrin azilkërkues, pasi vendi është duke u përballur me një fluks të ri emigrantësh që përmes detit tentojnë në hyjnë në vendet e BE-së.
Megjithatë, vendet e Evropës Veriore kanë refuzuar që të zbatojnë planin për shpërndarjen e emigrantëve.
Shqetësim tjetër për politikën në Itali është rritja e partive populiste, të cilat mund të fitojnë teren nëse nuk gjendet një zgjidhje për emigrantët dhe nëse inkurajohet rritja ekonomike./Arbresh.info
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...