Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur gjashtë furnizues të energjisë elektrike me mbi 15 milionë euro për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit, pavarësisht një ligji që synon stabilizimin e çmimeve të rrymës dhe gazit.
Autoriteti për konkurrencë dhe tregje tha përmes një deklarate se kompanitë kishin përdorur “praktika agresive tregtare” që kishin efekt “të kushtëzimit të konsumatorëve që të pranonin rritjen e çmimeve” nga 10 gushti 2022 deri më 30 qershor 2023.
Gjobat më të larta janë shqiptuar nga gjigantit energjetik italian, Enel (10 milionë euro) dhe Eni (5 milionë euro).
Këto dy kompani “në mënyrë të njëanshme kanë ndryshuar çmimet për më shumë se 4 milionë konsumatorë bazuar në klauzolat e kontratave që u lejojnë kompanive të vendosin në diskrecionin e tyre nëse duan të ndryshojnë tarifat”, tha autoriteti.
Katër kompanitë tjera – Acea Energia, Iberdrola Clienti Italia, Dolomiti Energia dhe Edison – kanë pranuar gjoba duke variuar nga 560.000 euro deri në 5.000 euro, pasi autoriteti i konkurrencës ka vlerësuar se sjellja e tyre ka qenë më pak serioze.
Pasi çmimet e energjisë elektrike u rritën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Qeveria italiane e kryeministrit të atëhershëm Mario Draghi, ndaloi rritjen e njëanshme të çmimeve për furnizim me energji elektrike dhe gaz nga 10 gushti i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, tha autoriteti.
Pavarësisht këtij vendimi, gjashtë kompanitë e gjobitura “u dërguan letra klientëve të tyre duke u kërkuar atyre që të pranojnë çmimet e ndryshuara për këtë periudhë kohore, gjë që rezultoi në rritjen e konsiderueshme të çmimeve”, tha autoriteti./REL/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...