Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë tre ditor me qëllim të parandalimit të infeksioneve me Covid-19 gjatë Pashkëve.
Të gjitha rajonet janë tani në “zonën e kuqe”,niveli më i lartë i kufizimeve, ndërsa vendi po lufton me një valë të tretë, me rreth 20,000 raste të reja në ditë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Lëvizja e pavenojshme është e ndaluar, por njerëzit lejojnë të hanë një vakt gjatë Pashkëve me dy persona tjerë.
Kishat janë gjithashtu të hapura, por adhuruesve u thuhet të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre.
Për vitin e dytë, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit.
Kufizimet në Itali vijnë përderisa e gjithë Europa është duke u përpjekur që të kontrollojë rritjen e rasteve të infeksionit dhe ndërsa shumë vende janë duke luftuar me shtyrjen e vaksinave për shkak të vonesave në dërgim.
Më shumë se 110,328 njerëz në total kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, dhe ka pasur 3,629,000 infeksione të konfirmuara./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...