Google ADS

Italia është e gatshme të diskutojë më shumë për autonominë e Lombardisë dhe Venetos

08:35 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Italia është e gatshme të diskutojë më shumë për autonominë e Lombardisë dhe Venetos

Roma është gati që të fillojë diskutimet për një anatomi të zgjeruar, për sa ua lejon ligji, për Lombardinë dhe Veneton, ka bërë të ditur kryeministri Italian Paolo Gentiloni gjatë vizitës së tij në Venecia, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë që Italia është e Gatshme të diskutojë për autonomi, duke parë zhvillimet e fundit në botë, por nuk do të jetë punë që bëhet në pesë minuta.

Ai ka shtuar që qëllimi është që Italia të punojë më mirë, pa e cenuar atë apo bashkimin e territorin e saj.

Kjo pas referendumit në Veneto, për të cilin kryeministri tha sa 95 për qind kanë votuar për kalim të fuqisë nga qeveria qendrore në institucionet regjionale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme