“Italia e para”, fryma e qeverisë së re që kopjon moton e Donald Trumpit mund ta lërë vendin pa një poltrone serioze në BE.
“Corriere Della Sera” ngre pyetjen nëse pas një viti, Italia do të mbetet pa poste të rëndësishme brenda bllokut.
Angela Merkel, thotë e përditshmja prestigjioze, preferon “besnikët”. Ka mbetur një vit nga zgjedhjet e ardhshme europiane dhe pak më shumë se aq për ndryshimin e drejtimit te institucioneve kyçe.
Nga maji deri në dhjetor të 2019-ës, BE-ja duhet të ketë kryetarë të rinj të parlamentit, komisionit, Këshillit Europian, një përfaqësues tjetër të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë si dhe një president të ri të Bankës Qendrore.
Manovrat e mëdha kanë nisur sipas “Corriere”-s, një pjesë në dritën e diellit, shumica në hije. Por gjeografia e re e pushtetit në Bruksel rrezikon të sjellë një mungesë të Italisë.
Aktualisht vendi është i mirëpërfaqësuar: Mario Draghi në krye të BQE-së, Antonio Tajani drejton Parlamentin Europian dhe frerët e diplomacisë i janë besuar Federica Mogherinit. Por Berlini e ka shtuar ndjeshëm aksionin diplomatik për të siguruar pozicione strategjike brenda unionit.
Qeveria e re populiste italiane nga ana tjetër ka ngjallur shqetësim në Bruksel, të ushqyera më së fundi edhe nga episodi i anijes së emigrantëve “Acquarius”, e cila me urdhër të ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, nuk arriti të ankorohej e të zbriste në tokë qindra klandestinët e mbledhur në bord./tch/
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...