Stuhia Ciaran që shkaktoi kaos në Francë, nuk ka kursyer as Italinë fqinjë, rajonet qendrore e veriore të të cilës janë në darën e motit të keq.
Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kreu i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi emergjencën rajonale duke e përshkruar situatën si vërtet tejet serioze.
“Fola me kryeministren Giorgia Meloni, ata po marrin masa për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë kombëtare në Këshillin e Ministrave” sqaroi ai përmes rrjeteve sociale. Në Prato, një qytet pranë Firences, ku vdiqën dy të moshuar, kryebashkiaku Marco Biffoni, tha se dëmet e shkaktuara nga stuhia, ishin “shokuese”. “Duket sikur dikush të jep një grusht në stomak. Të bën të qash kur shikon këtë kërdi”, u shpreh ai.
Vërshimi ujrave preku edhe spitalin Santo Stefano të qyteti. Një tjetër viktimë u shënua nga përmbytja e një azili të moshuarish në Rosignano, pranë qytetit port të Livornos, ku u regjistruan erëra deri në 120 km/h. Në mesine të zhdukurve është edhe një zjarrfikës i cili ishte jashtë shërbimit, por po ndihmonte të atin të vendoste thaës me rërë, e duket uji e ka marrë me vete.
Shkollat janë mbyllur në Toscana, Friuli-Venezia Giulia dhe në Veneto. Guvernatori i rajonit, Luca Zaia, i paralajmëroi banorët të mos udhëtojnë. Milano dhe zonat përreth në rajonin e Lombardisë u goditën nga stuhi të forta në fillim të kësaj jave, që kanë shkaktuar dëme të mëdha atje, si dhe një rritje të rrezikshme të nivelit të ujit në liqenin e Komos. Kjo, në kohën kur ende nuk janë harruar pasojat e përmbytjeve të muajit maj në Emilia-Romagna ku 14 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë./tch
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...