Përballja me një krizë emigrantësh në rritje, ndërsa qindra mijëra mbërrijnë në brigjet e tyre, ka bërë që qeveria italiane të shqyrtojë çdo mënyrë të mundshme për strehimin e tyre, duke përfshirë edhe shtëpitë e mafiozëve.
Ata janë të njohur për ofertat që shumë pak njerëz mund t’i refuzojnë, transmeton portali arbresh.info. Në këtë rast, megjithatë propozimi nuk do të vijë nga bosët e mafies direkt, por do të ketë lidhje me vilat e tyre luksoze.
Propozimi i fundit i ministrit të brendshëm italian Marco Minniti për të strehuar emigrantët në vila të mafiozëve është i garantuar që të largojë shumë krerë të organizatave të krimit, pasi ata janë në prona të konfiskuara prej tyre.
Minniti ka marrë në konsideratë idenë e akomodimit të emigrantëve dhe personave të tjerë në më shumë se 12 mijë ndërtesa, vila dhe apartamente të konfiskuara nga mafia para se t’u jepeshin bashkive të qyteteve në përdorim, shpesh edhe organizatave humanitare.
Në mesin e atyre të konfiskuara është edhe një vilë e shëmtuar në periferi të Napolit, e ndërtuar ironikisht për t’i ngjarë rezidencës së shkëlqyeshme të Toni Montanës në filmin klasik Scarface. Ajo tashmë është shndërruar në një qendër të kujdesit shëndetësor./arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...