Në Itali dhe Spanjë po punohet për të vendosur nën kontroll dhe për të shuar zjarret pyjore që shpërthyen në fundjavë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave italiane, zjarret fillimisht shpërthyen në zonën Carso në verilindje të vendit në afërsi të kufirit me Slloveninë.
Për shkak të erërave të forta zjarri është përhapur duke shkaktuar mbylljen për trafikun në të dyja drejtimet në autostradën A4 që kalon në rajon dhe se ka ndalur edhe transportin në hekurudhën Trieste-Venecia.
Zjarri në fjalë ka bërë që personat që udhëtojnë në rrugë tokësore të kenë ndërprerje të shumta për arsyen se ka qenë i pranishëm në rrugën e përdorur shpesh nga ata që preferojnë Slloveninë dhe Kroacinë për pushimet e tyre nga vendet veriore të Evropës me automjetet e tyre.
Vihet në dukje se ekipet zjarrfikëse që ndërhyjnë ndaj zjarreve, përpiqen që flakët të mos përhapen tek pikat e karburanteve.
Për vendosjen e zjarrit nën kontroll janë mobilizuar 2 helikopterë nga ajri si dhe 1 avion është dërguar në zonë.
Rikujtohet se zjarri i shënuar disa javë më parë në zonën Carso u arrit të shuhej me vështirësi.
Ndërsa një zjarr tjetër i madh në vend ka rënë në zonën Andria brenda rajonit të Puglias në juglindje të vendit.
Në lajmin e agjencisë italiane Ansa, thuhet se pishat në Castel del Monte në afërsi të zonës Andria janë përfshirë nga flakët dhe se për të shuar zjarrin po ndërhyjnë nga toka 100 zjarrfikës si dhe 2 avionë nga ajri.
Për shkak të zjarrit janë evakuuar edhe disa banesa në rajon.
– Zjarret janë intensifikuar në Galicia, në veriperëndim të Spanjës
Sipas lajmit të gazetës “El Pais”, thuhet se vazhdojnë punimet për të shuar zjarret në 7 pika që u shfaqën në fundjavë në zonën Galicia, në veriperëndim të vendit.
Bëhet e ditur se rreth 700 kampistë janë evakuuar kryesisht nga zona Boiro në rajon.
Nga zjarri në Boiro dhe përreth saj është djegur një sipërfaqe prej rreth 2 mijë hektarë ndërsa zjarri këtu nuk është vënë ende nën kontroll.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...