Në Itali, 28,337 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 24 orët e fundit dhe 562 njerëz vdiqën.
188.747 teste janë kryer ditën e kaluar, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Numri i vdekjeve në baza ditore po rritet, dhe numri i shtrimeve në spital po rritet, ashtu si edhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv.
Më shumë se 34,000 njerëz janë aktualisht në spital, dhe 3,801 pacientë janë në kujdesin intensiv.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali, gati 49,000 njerëz kanë vdekur dhe 1.4 milion njerëz janë infektuar.
Ndërkaq, në Francë 13,157 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 24 orët e fundit dhe 215 njerëz vdiqën, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton portal arbresh.info
Franca është duke parë një rënie të infektimeve dhe vdekjeve të reja si pasojë e koronavirusit, pasi vendi është duke u mbrojtur nën masat e rrepta që ka vendosur qeveria.
Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 2.1 milion qytetarë janë infektuar dhe 48,732 kanë vdekur, raporton Reuters./arbresh.info/
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...