Google ADS

Italia dërgon ndihmë një luftanije dhe zjarrfikës për shtetin e Libisë

19:04 | 14 Shtator 2023
KRG

Autoritetet italiane dërguan një tjetër luftanije dhe një ekip zjarrfikësish dhe të mbrojtjes civile si pjesë e ndihmës ndërkombëtare për të ndihmuar Libinë në përballjen e saj me përmbytjet më të mëdha që kanë gjunjëzuar vendin.

Më herët, Italia, si një ndër miqtë dhe fqinjët më të afërt të Libisë dërgoi dy avionë ushtarakë me zjarrfikës, ndihmë logjistike dhe pajisje të tjera të nevojshme për raste përmbytjesh.

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Libinë të dielën rritën ndjeshëm nivelin e lumenjve që çanë digat dhe uji shkatërroi gjithçka që i doli përpara në qytetin lindor të Dernës.

Kryebashkiaku i Dernës deklaroi se viktimat janë mbi 20 mijë, teksa tërheqja e ujit ka rritur frikën e autoriteteve për përhapjen e ndonjë pandemie./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme