Italia bëhet me kryeministër të ri, “Super Mario” e pranon detyrën

23:29 | 12 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Ish guvernatori i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi ka pranuar detyrën e Kryeministrit të Italisë.

Ai sot zbuloi një qeveri të re që përfshin politikanë dhe teknokratë detyra e të cilëve është të tërheqin vendin nga  kriza politike në mes të pandemisë,  shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Dragi pranoi detyrën e re në një takim me Presidentin italian Sergio Matarello, i cili e emëroi atë Kryeministër në 3 shkurt, pasi Giuseppe Conte dha dorëheqjen në 26 janar për shkak të kolapsit të qeverisë së tij.

I njohur si “Super Mario” për shkak të rolit të tij në krizën e borxhit të Eurozonës 2012, Dragi duhet të marrë detyrën të shtunën dhe në fillim të javës tjetër të kërkojë nga parlamenti një votë besimi në përbërjen e tij të qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme