Policia italiane ka arrestuar të enjtën ndihmësin më të afërt të Cosa Nostrës, Matteo Messina Denaro, duke e rrëzuar kështu klanin fisnor të drejtuar nga familja.
Gjithsej 21 persona janë arrestuar pranë qytetit Sicilian të Trapani, ku edhe bazohet perandoria kriminale e Denaro, transmeton portali arbresh.info
Arrestimi ka ardhur si pjesë e hetimit policor “Viti Zero”, që lejoi autoritetet të zbulonin një sistem të shënimeve, përmes të cilave Denaro jepte urdhëra.
Këtu përfshihen edhe vëllezërit Gaspare Como dhe Rosario Allegra, të dy në paraburgim, të cilët dyshohet se kanë menaxhuar çështjet më të rëndësishme të shefit të tyre./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...