Kabineti i kryeministrit Paolo Gentiloni ka rënë dakord se në zgjedhjet e përkohshme në Itali të mbahen me 4 mars 2018.
Para caktimit të datës, Presidenti Sergio Mattarella ka shpërndarë Parlamentin, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Peizashi politik i Italisë përpara zgjedhjeve të marsit është shumë i fragmentuar dhe analistët kanë parashikuar se nuk mund të ketë fitues të qartë, veçanërisht për shkak të një ligji zgjedhor që po zbatohet për herë të parë.
Sipas sondazheve besohet se lëvizja 5 Yjet do të marrë rreth 29 përqind të votave, ku do të pasohet më pas nga Partia Demokratike e Gentilonit.
Megjithatë, asnjëra parti nuk ka një shans për të arritur nivelin e mbështetjes deri në 40 përqind.
Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni dhe Liga Veriore e Matteo Salvinit mund të bashkojë forcat e një koalicioni, megjithatë ende nuk janë bërë të njohura detajet./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...