Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë zhdukur pas një shpërthimi të gazit natyror në qytetin jugor të Italisë, Ravanusa
Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga instalimi. Shpërthimi i fuqishëm rrënoi tri shtëpi dhe tri të tjera u dëmtuan në masë të madhe.
Dy persona mbetën të vdekur në një nga shtëpitë e rrënuara dhe dy u nxorën nga rrënojat.
Ekipet e zjarrfikësve kanë shuar zjarrin që ka rënë pas shpërthimit dhe po vazhdojnë kërkimet për shtatë persona të cilët figurojnë të zhdukur.
Italgaz fillimisht tha se nuk kishte indikacione për rrjedhje gazi në qytetin sicilian, ndërsa Mbrojtja Civile tha se ishte rrjedhja e gazit që shkaktoi shpërthimin./AA/
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...