Itali, shpëton vëllaun nga rrënojat, ‘shpallet’ hero 7-vjeçari

21:22 | 22 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Gjatë natës së mbrëmshme Itali është tronditur nga një tërmet prej 3.6 shkallës, duke lënë të vdekur 1 person dhe disa të tjetër të plagosur.

Përkundër tragjedisë, lajmi që ka bërë bujë në mediat italiane është historia e tre vëllezërve, ku njëri nga ta kishte arritur të shpëtonte tjetrin që ishtë zënë nën gërmadha, transmeton portali arbresh.info

Sipas zjarrëfikësve Matias 7-vjeçari që ishte shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, kishte marrë një shkop dhe kishte goditur rrënojat, duke u bërë me shenjë ekipeve të shpëtimit që vëllaun tjetër ndodhej aty.

Tre vëllezërit, më i vogli 7-muajsh, janë shpëtuar nga rrënojat dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore, por kanë pësuar trauma./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme