Anijet luftarake italiane ndihmuan një varkë të shkatërruar peshkimi që mbante 539 emigrantë të arrinte sot në ishullin jugor italian të Lampedusas.
Infermierja që drejton operacionin e organizatës “Mjekët pa Kufij” në Lampedusa, Alida Serakjeri, deklaroi se tre gra ishin mes emigrantëve, si dhe disa të mitur të pashoqëruar, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Dy anije të Rojës Bregdetare i transportuan ata në ishull disa herë.
Sipas autoriteteve italiane, disa nga emigrantët kishin kaluar muaj të tërë në Libi për të pritur që të hynin në Itali me varkë.
Të paktën 20 emigrantë të cilët u ekzaminuan nga ekipet mjekësore kishin plagë të shkaktuara nga tortura.
Shumica e emigrantëve ishin nga Afrika Veriore ose Perëndimore dhe Bangladeshi./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...