Itali, rriten rastet me Covid, 141 të vdekur në 24 orët e fundit

23:16 | 26 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Italia ka regjistruar më shumë se 17 mijë raste të reja të infeksioneve me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 141 raportohet të kenë humbur jetën.

Sidoqoftë, në 24 orët e fundit, dhjetëra mijëra njerëz u testuan, gjë që është e zakonshme për fundjavën.

Një total prej 542.789 njerëz janë infektuar në Itali që nga fillimi i pandemisë, transmeton portal arbresh.info

Krahasuar me muajt e parë kur shpërtheu infeksioni dhe shumica e rasteve ishin përqendruar në Italinë veriore, numri tani po rritet në të gjithë vendin, duke bërë që qeveria të vendosë kufizime të reja, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, duke përfshirë mbylljen e palestrave, kinemave dhe restoranteve me kohë të pjesshme dhe kafenetë.

Italia ‘mbyllet’ në orën 18:00

Rajonet me numrin më të madh të rasteve sot janë përsëri nga Lombardia, e cila përfshin qendrën financiare italiane Milano, pastaj Toskana dhe Campania, rajoni jugor në të cilin ndodhet Napoli.

Numri i pacientëve të shtruar në spital dhe atyre në kujdes intensiv është vazhdimisht në rritje.

Në Itali, 141 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 37,479./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme