Këshilli i qytetit italian San Pietro Pati vendosi të shesë shtëpi të vjetra të braktisura me një çmim prej një euro, për të ringjallur këtë vend të vendosur në rajonin kodrinor të Sicilisë.
Për shkak të migrimit dhe plakjes, qyteti humbi një pjesë të madhe të popullsisë, kështu që ishte e nevojshme të ndërmerren masa urgjente dhe hapa për të parandaluar zhdukjen e këtij qyteti.
Ata që zgjedhin të blejnë një shtëpi do të duhet të rindërtojnë duke përdorur gurin tradicional, dru dhe terrakote për çati, dhe ndoshta të punësojnë muratorë lokalë.
Ajo që e bën këtë vend tërheqës është se është vetëm 15 minuta larg plazhit dhe në fund të Parkut Kombëtar të Nebrodit, zonave të mbrojtura të liqeneve malore dhe pyjeve.
San Piero Pati kishte 4.000 banorë 20 vjet më parë, ndërsa sot numri është zvogëluar në 3.000. Qyteti i takon rajonit ku ka një përqindje të lartë të të papunëve. Gjatë 16 viteve të fundit, Italinë e kanë braktisur 1.8 milion njerëz, gjysma prej të cilëve janë të rinj në mes të 15 dhe 34-vjeç./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...