Qeveria italiane miratoi një dekret që përmban një sërë masash, në vlerë 25 miliardë euro, për të mbështetur ekonominë italiane, e prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri.
“Me këtë dekret të ri, ne mbrojmë punët, mbështesim punëtorët, zvogëlojmë afatet e taksave, ndihmojmë rajonet, komunitete lokale dhe Jugun”, vlerësoi Conte, gjatë një konference për shtyp, pas Këshillit të Ministrave.
“Ne vazhdojmë të mbështesim qytetarët, bizneset dhe punëtorët”, shtoi ai.
Ndërsa Italia, ashtu si vendet e tjera, duhet të përballet me rishfaqjen e koronavirusit, Conte njoftoi zgjatjen deri më 7 shtator të masave minimale paraprake antiCOVID-19: maska të detyrueshme, distancim prej një metri, ndalimi i turmave, larje e shpeshtë e duarve.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?