Demonstruesit e ekstremit të djathtë janë ndeshur me homologët e tyre antifashistë në disa qytete të Italisë, duke rritur tensionet në prag të zgjedhjeve kombëtare.
Në qytetin jugor të Napolit, dy persona kërkuan trajtim mjekësor, ndërsa 20 u arrestuan, kur demonstruesit që protestonin për një tubim nga partia neo-fashiste CasaPound u përleshën me policinë, transmeton portali arbresh.info
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar protestuesit, por më pa është detyruar që të përdorë shkopinjë të gomës dhe ujë me presion.
Një grup më i madh demonstruesish më vonë u riorganizuan jashtë selisë së policisë për të protestuar kundër arrestimeve, ndërkohë në Venecia kishte filluar protesta antifashiste.
Rreth 1 mijë protestues antifashistë kishin demonstruar duke mbajtur parrulla që lexonin “Venecia nuk është fashiste”.
Protestat në Itali kanë marrë hov që nga incidenti me të shtëna ndaj një grupi nigerianësh./arbresh.info/
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital