Italia i hodhi poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj emigracionit, pas protestave përpara Ministrisë së Brendshme, ku tubuesit i bënë përgjegjës autoritetet italiane për vdekjen e refugjatëve në det.
Roma nuk lejon organizata joqeveritare apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj. Shifrat e porsapublikuara, sipas VOA-s, tregojnë se politikat e reja italiane kanë rezultuar në uljen e numrit të refugjatëve të mbërritur në Itali, ndërkohë që Spanja është bërë destinacioni numër një për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.
Disa prej demonstruesve i kishin lyer duart me bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur. Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujrat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmije. Një grua tjetër u shpëtua gjallë.
Shoqatat akuzojnë Rojen Bregdetare libiane se i ka braktisur refugjatët. Në fillim të javës, Italia u imponoi pesë vendeve të tjera europiane marrjen e 450 imigrantëve të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi t’i lejonte zbarkimin në portet italiane.
“Qeverisja koherente dhe pa kompromis jep rezultat”, shkroi triumfator në Tëitter ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.
Shifrat e publikuara nga Frontex tregojnë se 3000 refugjatë përdorën korridorin detar drejt Italisë dhe Maltës muajin e kaluar, ose 87% më pak se qershorin e vitit 2017./tch/
Peci bën homazhe tek ish-profesorët e tij që u vranë në ’98-...
Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Selia Botërore e Bektashinjv...
Roma shënon fitoren e parë në Serie A këtë edicion
Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e pra...
Arsenalit i ikën fitorja nga duart, pëson në frymën e fundit...
Gërvalla arrin në New York, do të ketë takime të ndryshme