Google ADS

Itali: Plani i Britanisë për të ‘shpëtuar’ emigrantët në Libi ‘i kotë’

21:25 | 24 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Premtimi i Boris Johnson për të ndihmuar Libinë në frenimin e rrjedhjes së emigrantëve që përpiqen përmes Detit Mesdhe të kalojnë në Europë ‘nuk ngjan njerzor’, ka thënë një udhëheqës i ekipit të shpëtimit në Itali.

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe ka premtuar se do të ndihmojë Tripolin me 9 milionë dollarë  në mënyrë që të ‘zvogëlohet numri i emigrantëve të paligjshëm që nisen për të në Europë’, transmeton portali arbresh.info

599ef982fc7e93003f8b4569

Libia ka qenë në krizë që nga largimi i kolonelit Muammar Gaddaf në vitin 2011, i cili u largua nga vendi midis dy fraksioneve kundërshtare.

Megjithatëk, premtimi i Boris Johnson është përballur me një opozitë të hapur se do kjo lloj ndihme do të ndihmojë vetëm ata që largohen lufta dhe jo edhe refugjatët ekonomikë.

Sipas raporteve të OKB-së, emigrantët dhe refugjatët në Libi rrezikojnë të shiten si skllevër, të përdhunohen dhe të torturohen nga trafikantët.

599ef982fc7e93003f8b4568

Organizata për shpëtimin e emigrantëve në Itali ka reaguar ndaj premtimit të Johnson, duke thënë se ‘pretimi i tij do të bënte shumë pak për të ndaluar qindra mijra emigrantë që duan të hyjnë në BE’.

Në një intervistë për RT, drejtori Mauro Casinghini e krahasoi qasjen e Britanisë së Madhe me ‘përpjekjen për të kuruar një sëmundje të rëndë me paracetamol’.

599ef978dda4c8ac3f8b4567

Në vend që të bllokojë refugjatët brenda një zone të luftës, Casinghini tha se një zgjidhje më e mirë do të ishte të drejtonte fondet e ndihmës në kufirin jugor të Libisë për të mbështetur emigrantët që kalonin atje përmes Afrikës.

“Të bllokosh refugjatët në një vend krize nuk do të thotë që je treguar human”, tha ai.

Deri me tani rreth 915 mijë refugjatë janë shpëtuar nga mbytja në Detin Mesdhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme