Itali, përmbytja e emigrantëve në det, arrestohen 5 persona

23:03 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Pas shfaqjes së pamjeve ajrore nga rojet bregdetare është zbuluar se vdekja e emigrantëve në det gjatë ditëve të fundit ka ngjarë më shumë me një skenë vrasje.

Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë burra të dyshuar si trafikantë, të cilët po përballen edhe me akuzat për torturim, ndërsa njëri prej tyre akuzohet për vrasje, transmeton portali arbresh.info

Të mbijeturit nga grupi i tre varkave që u nisën nga Libia drejt bregdetit italian, kanë theksuar se sapo kanë arritur në bord, kontrabandisët i kanë urdhëruar ata që të uleshin në dy gjunjë dhe të hiqnin kapelat.

Një i ri që nuk iu bind urdhërave, u qëllua për vdekje.

Tre nigeriane dhe dy libanezë janë arretuar. Të gjithë kishin pjesë e një hetimi të vazhdueshëm policor nga policia italiane dhe rojet bregdetare.

Në valën e fundit të emigrantëve janë shpëtuar 394 persona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme