Votimi i parë për zgjedhjen e presidentit të trembëdhjetë të Republikës së Italisë nuk ka rezultuar i suksseshëm pasi partitë më të mëdha në vend nuk kanë dalë me një emër të përbashkët.
Qëndra e djathtë është më shumë e shqetësuar për unitetin e saj sesa për emrat që përfliten të marrin postin e presidentit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ka patur para votimit një takim mes kryeministrit aktual Mario Draghi dhe Kreut të partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, Matteo Salvinit.
Dy partitë e qendrës së djathtë që mbështesin qeverinë, përkatësisht Forza Italia dhe Lega Nord, e kanë bërë të qartë se opsioni i Mario Draghi mund të rezultojë të jetë i dëmshëm për vendin. Edhe ish-kryeministri Silvio Berlusco është i mendimit se Draghi duhet të qëndrojë si kryeministër në mënyrë që të vazhdojë me proceset e nevojshme të reformës me ekonominë dhe drejtësinë. Edhe ish-kryeministri Italian Giuseppe Conte nuk duket shumë entuziast për ardhjen e mundshme të Draghit në krye të shtetit./Klan News/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...