Itali: Partitë populiste afër marrëveshjes për formimin e qeverisë

23:12 | 10 Maj 2018
Trina Galanxhi

Lëvizja Pesë Yje dhe partia e krahut të djathtë të Italisë kanë deklaruar se ata kanë bërë hapa të rëndësishëm për formimin e një qeverie.

Italia është pa qeveri afër dy muaj pas zgjedhjeve, transmeton portali arbresh.info

Luigi Di Maio i Pesë Yjeve dhe Matteo Salvini i Lidhjes janë dhënë deri të dielën për të zgjidhur dallimet e tyre.

Perspektiva e një qeveria populiste eurospektike ka shqetësuar investitorët, por pritet që marrëveshja do t’i jap fund bllokimit politik.

Udhëheqësit e të dy partive në një deklaratë të përbashkët thanë se ata synonin “të japin një përgjigjje dhe një qeveri politike për vendin sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Ata nuk kanë dhënë asnjë indikacion se kush do të udhëheqë qeverinë apo çfarë do të jenë politikat e tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme