Google ADS

Itali, operacioni antidrogë prangos 12 persona, mes tyre 2 shqiptarë

16:53 | 6 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Një operacion i gjerë antidrogë është ekzekutuar nga Policia e Breshës.

Nën masa ndalimi me burg janë vënë 12 persona: 9 shtetas marokenë, 2 shqiptarë e 1 italianë.

Është dokumentuar se kanë trafikuar rreth 50 kg lëndë narkotike në provincën e Breshës e në territoret e Mantova, Trento, Trieste e Verona.

Operacioni ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh drejtuar nga 2 vëllezër markoenë me banim në komunën Lonato të Breshës.

Ky grup furnizohej me kokainë nga një trafikantë shqiptar me banim në komunën Travagliato, në provincën e Breshës.

Hetimet kanë vërtetuar blerjen e të paktën 6 kg kokainë nga furnizuesi shqiptar i drogës.

Në dy episode të ndryshme është zbardhur se grupi i marokenëve kanë paguar paraprakisht 19 mijë euro për të siguruar furnizimin me 2 kg kokainë e një kapar prej 59 mijë euro për 3 kg të tjera kokainë.

Dorëzimi i kokainës bëhej në makinën luksoze të trafikantit shqiptar.

Ndërsa roli i shqiptarit të dytë të përshirë në këtë operacion ishte krejt i ndryshëm. Shqiptari 40-vjeçar ishte një klient i rregullt i tyre me banim në Trento e çdo herë porosiste të njëjtën sasi droge 50 gramë kokainë e 200 gramë hashash të cilët e shiste për llogari të tij.

Droga me vlerë 10 mijë euro porositej me një gjuhë të kriptuar nga shqiptari 50 minuta për 50 gramë kokainë e 2 goma për 200 gramë hashash.

Ndaj 12 të arrestuarve rëndon akuza e pjesëmarrjes në organizim kriminal për qëllim trafik lëndësh narkotike./oranews

Të ngjashme