Itali, moti i keq shkakton vdekjen e dy personave

00:11 | 19 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve të këqija të motit të cilët kanë përfshirë pjesën veriore të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, moti me reshje dhe erë të fortë që është efektiv në rajonet Liguria dhe Toskana në veriperëndim të vendit, ka shkaktuar humbje të jetëve, plagosje dhe dëme materiale.

Në të dy rajonet raportohet se për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka pasur përmbytje të herëpashershme, ndërsa në qytetet Lucca dhe Carrara si pasojë e përmbysjes së pemëve nga moti me stuhi kanë humbur jetën dy persona.

Po ashtu bëhet e ditur se nga përmbysja e pemëve janë plagosur katër persona të tjerë të cilët po bënin kamping në afërsi të zonës Marina di Massa.

Ndërsa si pasojë e pjesëve që kanë fluturuar nga çatitë në stuhinë në afërsi të qytetit Lucca, bëhet e ditur se janë plagosur tre persona, si dhe janë shkaktuar dëme materiale pasi pjesët kanë rënë mbi automjetet përreth.

Njoftohet se ka ndaluar transporti hekurudhor mes qyteteve Chiavari dhe Sestri Levante në veriperëndim të vendit.

Administrata e qytetit Ferrara, për shkak të kushteve të këqija të motit ka kërkuar shpalljen e gjendjes së krizës, ndërsa edhe rajoni Liguria ka dhënë alarm “të verdhë” për shkak të kushteve të motit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme