Itali, mbi 30 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë

23:49 | 4 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Italia ka regjistruar një numër rekord të infeksioneve me koronavirus.

30,550 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit, ndërsa 352 njerëz kanë humbur jetën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, transmeton portal arbresh.info

Numri i rasteve të reja është më i lartë se dje kur ishte 28,244, ndërsa numri i vdekjeve një ditë më parë ishte 353, raporton Reuters.

Provinca veriore e Lombardisë, shtëpia e kryeqytetit financiar italian Milano, mbetet zona më e goditur, me 7,758 raste të reja të regjistruara sot.

Goditja e dytë më e rëndë është provinca jugore e Campania, e cila regjistroi 4,181 raste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme