Kreu i Ligës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, njoftoi sot një marrëveshje për formimin e qeverisë së ardhshme italiane me Lëvizjen Pesë Yjet (L5Y, antisistem), që do t’i paraqitet presidentit, Sergio Mattarella.
“Ne kemi rënë dakord për kreun dhe ministrat e qeverisë dhe shpresojnë që askush të mos vendosë veton për një zgjedhje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve”, njoftoi Salvini duke shtuar se as ai dhe as Luigi Di Maio, kreu i L5Y, nuk do të mbanin postin e kryeministrit.
Liga dhe L5Y zbuluan të premten një “kontratë për qeverinë” që i kthen shpinën masave shtrënguese dhe “diktatit” të Brukselit dhe premton më shumë vendosmëri kundër korrupsionit dhe imigracionit, përcjell Atsh.
Dy drejtuesit populistë u takuan sot në Romë përgjatë dy orëve pa praninë e mediave.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...