Italia mban zgjedhjet parlamentare në këtë fundjavë.
Çështjet kyçe të fushatës kanë përfshirë ekonominë dhe vendet e punës, megjithatë, tema më e nxehtë e fushatës ka qenë emigracioni, transmeton portali arbresh.info
Italia është duke e bartur krizën e emigrantëve për shkak të afërsisë me bregun e Afrikës Veriore dhe ka marrë pjesëm më të madhe të emigrantëve, në krahasim me vendet tjera europiane.
Kriza humanitare që rezultoi është përdorur nga disa parti, veçanërisht ato të qendrë, të cilat po fajësohen për shkatërrimin e vendit dhe që dyshohet se janë fajtorë për rritjen e numrit të emigrantëve.
Lideri i partisë nacionaliste vuri në dukje se migrimi po shkon në të dy drejtimet dhe ka theksuar se italianët e diplomuar po largohen nga vendi.
Megjithatë, shoqëria civile në Itali, përkundër numrit të madh të emigrantëve mundohet t’u vijë në ndihmë atyre, sidomos këto javë kur temperaturat janë shumë të ulta.
Sipas sondazheve të fundit në Itali, Silvio Berluskoni pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...