Komuna e Viterbos në afërsi të Romës ka kërkuar një dëmshpërblim prej 500 mijë euro ndaj anëtarëve të bandës italo-shqiptare të akuzuar për organizim mafioz e në lidhje me mafian kalabreze Ndrangheta.
Ky grup i përbërë nga 13 anëtarë e i drejtuar nga shqiptari Ismail Rebeshi i cili njihej me nofkën Ermal e italiani Giuseppe Trovato i thirrur Peppino, u shkatërrua më janar të 2019.
Me akuzën për pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje, u vunë nën pranga 11 persona e 2 të tjerë nën urdhër arresti shtëpiak.
Gati një vit e gjysëm pas këtij mega operacioni, bashkia e Viterbos në pozicionin e palës së dëmtuar, me anë të avokatit Marco Russo ka kërkuar një dëmshpërblim prej 500 mijë euro për personat viktimë nga aktet kriminale të kësaj bande si zjarrëvënie, atentate, grabitje, kërcënime e të dokumentuara të paktën në 50 raste.
Bashkia e Viterbos kërkon një dëmshpërblim prej 50 mijë euro për 10 nga anëtarët e bandës që kanë pranuar gjykim me rit të shkurtër mes të cilëve dhe dy krerët drejtues Ismail Rebeshi e Giuseppe Trovato.
“Jemi përballë një fenomeni që për muaj të tërë ka vënë në gjunjë territorin e Viterbos. Nga njëra anë kemi krahun veprues të Ismail Rebeshit e nga ana tjetër mëndjen, vizioni tipik mafioz të Giuseppe Trovatos”, deklaron avokati.
Shqiptari Ismail Rebeshi është një person mjaft i njohur nga policia italiane e me disa precedentë penal në trafikun e drogës. Ai është arrestuar dhe në nëntor të 2018 me akuzën e trafikut të mbi 85 kg heroinë e kokainë nga Siria e Shqipëria drejt Italisë.
Ndër të arrestuarit e bandës ajnë dhe dy vëllezërit shqiptarë Spartak e Shkëlzen Patozi.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...