Itali: Katër kosovarë kapen duke vjedhur rrymë

19:39 | 31 Gusht 2022
L G

Nuk bën vaki veç në Kosovë. Katër kosovarë raportohet se janë kapur duke vjedhur rrymë në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Villorbas në Treviso.

Të rinjtë u kapën në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike përmes një kablloje e cila ishte 30 metra e gjatë nga garazha e komshiut të tyre.

Kjo ishte vërejtur nga pronari i këtij garazhi dhe e kishte lajmëruar policinë.

Kosovarët ishin munduar ta hiqnin kabllon por që rezultoi pa sukses.

Policia kishte kontrolluar shtëpinë e tyre ku kanë gjetur një sasi të vogël të marihuanës pasi brenda zyrtarët policorë kishin vërejtur se po vinte një erë e fortë e drogës, shkruan Tribuna Treviso përcjell Klankosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme