Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.
Borrelli tha se “deri në 16 maj, mund të kemi të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet dhe të fillojmë fazën 2 “.
“Situata aktuale tha Borrelli na lejon të marrim frymë, veçanërisht për sa i përket ambienteve spitalore dhe kujdesit intensiv që po lehtësohet nga presioni”.
Dje kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota.
Ai tha gjithashtu se faza e dytë e emergjencës shëndetësore do të jetë ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjetesës me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikëpamja ekonomiko financiare.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...