Google ADS

Itali/ I punësuar në spital, nuk shkon asnjë ditë në punë për 15 vjet

09:50 | 22 Prill 2021
V. S.

Një punonjës spitali në Itali është akuzuar se ka marrë pagën për 15 vjet pa shkuar asnjë ditë në punë raportojnë mediat lokale.

Sipas informacionit, i akuzuari i ka dhënë fund të shkuarit në punë që në vitin 2005 në spitalin Ciaccio në qytetin jugor të Catanzaro, ndonëse pagesën e ka marrë në mënyrë të rregullt.

Ai tani po hetohet për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Gjatë gjithë kësaj periudhe që ai nuk ka shkelur në vendin e punës kishte marrë në total 538,000 euro.

Gjashtë menaxherë të spitalit po hetohen gjithashtu në lidhje me ngjarjen.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian.

I akuzuarit ishte një nëpunës civil dhe u caktua në një punë në spital në vitin 2005. Ishte në këtë moment kur ai ndaloi së shkuari në punë, tha policia./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme