E gjithë Italia është “duke u mbyllur në karantinë” ndërsa vendi përpiqet të përmbajë shpërthimin e coronavirusit.
Sipas skynews, të gjitha tubimet publike do të ndalohen, ngjarjet sportive janë pezulluar dhe lëvizja po kufizohet në të gjithë vendin.
Italia është vendi më i goditur në Evropë me 463 vdekje të lidhura me virusin, një rritje prej gati 100 në një periudhë 24-orëshe dhe më shumë se 9,000 infeksione të konfirmuara.
Rreth 60 milion njerëz tani do të vendosen në mënyrë efektive nën karantinë nga masat e rrepta të cilat ishin futur tashmë në veri dhe disa zona qendrore gjatë fundjavës.
Po sipas skynews, më shumë se 300 nga viktimat janë në Lombardi – një nga pesë rajone të cilat tashmë ishin në mbyllje.
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte do të nënshkruajë një dekret të ri dhe masat mbarëkombëtare do të futen në mëngjes.
Më parë të hënën, vendi mbylli të gjitha vendpushimet e skive dhe z. Conte tha që ai do të përdorë “terapi masive shoku” për të luftuar shpërthimin.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut